Irani: Lufta me Ne, nëna e të gjitha luftërave
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/07/691B4C10-D405-4E31-B4FB-49DEE385AFEB_2018_07_22_11.jpeg?itok=CqAGk-py)
Presidenti iranian Hassan Rouhani ka kërcënuar homologun amerikan Donald Trump se një luftë e ShBA-së me Iranin do të jetë “nëna e të gjitha luftërave”. Duke folur të djelën para diplomatëve iranianë, Rouhani ka drejtuar mesazhe direkte:
Z. Trump, mos luani me bishtin e luanit…Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e paqes dhe se lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave
Tensionet janë rritur së fundmi për shkak se administrata amerikane ka nisur një ofensivë mediatike online kundër regjimit iranian me synim provokimin e revoltave.
Add new comment