Inagurim në dy kohë (Video)
Kryeministri Edi Rama ishte dje në Vlorë ku inaguroi impiantin për përpunimin e ujrave të zeza ne Vlore. Rama e prezantoi si një nga investimet me të rëndesishme të qeverisë së tij për këtë zonë, por jo të fundit.
“Prej dekadash ujrat derdhen në det dhe pas kryerjes së inevstimeve që po jep frytet është koha për të nisur investimin për sisitemin përfundmitar në mënyrë që vitin e ardhshme vija bredetare të jetë në kushte optimale”-deklaroi Rama
Por Sali Berisha me një videopostim thotë se impianti i përpunimit të Ujerave të Zeza në Vlorë është inaguruar prej tij 5 vite më parë. “Kur fyen edhe me teveqelet! Miq, Edvin Kristaq Genjeshtra ka inauguruar dje impiantin e perpunimit te ujerave te zeza ne Vlore duke e shitur si veper te qeverise se tij. Ketu me poshte keni inagurimin e ketij impianti me nga une me 21 qershor 2013 si nje investim prej 17 milione euro i qeverise se PD!”-shkruan Berisha.
Add new comment