Deputeti i Syriza-s: Shqipëria të respektojë marrëveshjen e 2009 për 12 miljet detare

Postuar në 29 Qershor, 2018 11:54

Marrëveshja për detin që po diskutohet mes Shqipërisë dhe Greqisë është mbërthyer nga një turbullirë pretendimesh që vijnë si nga mungesa e transparencës së qeverisë për bisedimet që po zhvillohen, por edhe nga aktorët që janë aktivë në denoncimin e këtij pakti me argumentin se po i falet det Greqisë. 

Më konsistente ka qenë pala greke, e cila ka qenë e qartë në pretendimet e saj dhe këtë e ka shprehur edhe publikisht. Një ditë më parë ishte ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias që tha se për herë të parë Greqia zgjerohet në 12 milje det territorial. Ky duket se është dhe interesi primar i Athinës në negociatat që po zhvillohen, nga të cilat të dyja palët flasin për  fitore. 

Për Athinën fitore është qëndrimi në marrëveshjen e vitit 2009 për të paktën një pikë, 12 miljet detare, pikë për të cilën qeveria shqiptare thotë se buron nga Konventa e Detit dhe jo nga lëshimet e saj. Për këtë çështje është prononcuar së fundmi edhe deputeti i Syriza-s, Gianis Mihalogianiakis, i cili ka përmendur edhe praninë turke në Portin e Durrësit.

"Shqipëria duhet të respektojë marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë për 12 miljet detare dhe me këtë do t'i jepet një mesazh Turqisë  për vendosmërinë tonë lidhur me të drejtat që rrjedhin nga Konventa Ndërkombëtare për Ligjin e Detit. Të mos harrojmë dhe prania turke në Durrës"-thekson deputeti në një deklaratë me shkrim.

Këto parashtrohen si pretendime nga një deputet që i takon shumicës qeverisëse në Greqi, por nuk dihet sa janë pjesë e axhendës së bisedimeve. Ministri i Jashtëm grek, Kotzias duket i kënaqur me rezultatet paraprake të bisedimeve me Bushatin, çka u duk në investimin e tij për të udhëhequr klubin e Miqve të Shqipërisë në mbështetje të hapjes së negociatave. 

https://www.cretapost.gr/417867/michelogiannakis-ti-ofili-na-sevasti-i-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.