Kërkohet hetim për përmbytjen e Bashkisë dhe Bibliotekës Kombëtare
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/06/biblioteka_2018_06_27_18.jpg?itok=TOo5J5KM)
Partia Demokratike kërkon hetim për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare dhe Bashkisë së Tiranës. Deputetët Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli thanë se kjo situatë erdhi si pasojë e punimeve skandaloze në Sheshin Skënderbej.
Sipas tyre megjithëse është kryer 20 milionë euro investim mungon sistemi i shkarkimit të ujërave nëntokësorë.
Deputetët thanë se nuk u lanë të futeshin në ambientet e brendshme të Bibliotekës për të parë situatën dhe se qeveria po mundohet të shesë idenë se përmbytja erdhi nga reshjet pazakonta të shiut dhe jo nga problemet e mëdha në punimet e sheshit.
Add new comment