Kasparov: Ka injorancë të të rinjve mbi komunizmin

Postuar në 19 Qershor, 2018 19:32

Gary Kasparov nuk pi çaj me të huajt. Nuk bëhet fjalë për ndonjë zakon që e ka trashëguar nga mosha e adoleshencës, por e di shumë mirë se çfarë po ndodh kohët e fundit me bashkatdhetarët e tij që janë kundër Putinit. Si në rastin e fundit të Sergei Skripal, apo Aleksander Litvinenkos, i cili u helmua në vitin 2006, me polonium. Por kjo nuk e pengon të flasë për "diktatorin Putin". Një pozicionim që e detyroi të emigrojë në Nju Jork, ku jeton prej vitit 2013.

"Çfarëdo që të bëni, ju gjithmonë do paguani një çmim. Unë kam qenë një lojtar shumë i suksesshëm shahu, por çmimi ishte se unë nuk jetova jetën e lumtur të shokëve të mi. Kur vendosa të mbroja demokracinë në Rusi, e dija shumë mirë që kjo do të kishte një çmim. Ata më arrestuan, kam kaluar disa ditë në burg. Asnjë keqardhje për zgjedhjen time, edhe pse mendoj se është e rëndësishme që kam mbrojtur idetë e mia dhe mund të shikoj fëmijët e mi ne sy dhe t’u them: "Bëra atë që mendova se ishte e drejtë”. thotë ai për gazetën BHMAgazino.

Pavarësisht nga largësia dhe kritikat e ashpra kundër Putinit, ai thotë se Rusia është atdheu i tij. Ajo që e shqetëson më shumë është injoranca që karakterizon brezin e ri.

"Unë u rrita me kulturën ruse si një banor i Bashkimit Sovjetik, kësaj perandorie të madhe. Kur perandoria ra, u zhvendosa në Moskë dhe kurrë nuk kam pasur lidhje as me Azerbajxhanin apo Armenin.Gjithçka që më mungon është se kur isha më i ri kam jetuar momente të paharrueshme kur u bëra kampion bote me BRSS. Por në Rusi do të gjeni dy lloje të nostalgjisë. Ajo që ndjejnë të moshuarit, të cilët “mbajnë zi” për të rininë e tyre dhe atë që nuk kuptojnë të rinjtë sot, sepse  janë injorantë. Ata nuk dinë asgjë për gjendjen e vështirë të komunizmit, për krimet e kryera nga regjimi komunist. Bashkimi Sovjetik ishte një dështim epik siç treguan në vitet e Luftës së Ftohtë, pasi nuk mund të konkuronte me një botë që ishte e lirë. Fundi i saj ishte i trishtuar dhe tani i shohim mbetjet e saj, KGB-ja që qeveris vendin dhe ky është problemi më i madh”

Fëmijët e tij, natyrisht, katër nga tri dasma të ndryshme, kanë shumë arsye për të qenë krenarë për babanë e tyre. Ish-kampioni botëror i shahut, (vetëm 22 vjeç kur e mori) dhe i konisderuar si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, renditet i pari në listën e Federatës së Shahut Ndërkombëtar (FIDE-s). Nga viti 2005 i është përkushtuar "aktivizëm politik", por ende justifikon titullin "Ylli i Bakusë," kryeqyteti Azerbajxhanit, ku ai ka lindur në vitin 1963. Ai vazhdon të promovojë shahun përmes Kasparov Shah Foundation, punon me talentet në Amerikë, shkruan libra rreth shahut dhe shfaqet në konferenca ndërkombëtare duke qenë, partner në programin ndërkombëtar të “shahut në shkolla”

"Në jetën nuk mund të bëni të njëjtën gjë, edhe nëse jeni më i miri, sepse humbisni aftësinë për të parë gjërat në një mënyrë të re. Shahu u pëlqen fëmijëve sepse është një lojë shumë e bukur, por gjithashtu e duan prindërit, sepse ata e dinë se po i përgatisin ata për sfidat e arsimit modern. Është një kombinim i madh i stërvitjes argëtuese dhe shpirtërore. Mosha më e mirë për të filluar dikë që do të donte që të merren profesionalisht me shah është mes 6 dhe 9. Për shkak se shahu është si një gjuhë, atë që keni mësuar para  moshës dhjetë vjeç është si hardware qëndron aty përgjithmonë. Shahu ju ndihmon të mbikëqyrni një situatë dhe të përmirësoni mënyrën e marrjes së vendimeve”.

http://www.tovima.gr/vimagazino/interviews/article/?aid=992172

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.