Kotzias: Negociatat me Shqipërinë nuk kanë përfunduar

Postuar në 18 Qershor, 2018 10:47

"Tani do të vazhdojmë me negociatat me Shqipërinë". Kjo ishte deklrata e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias pas nënshkrimit të marrëveshjes historike për emrin Maqedonisë. 
"Vendi duhet të shpëtojë nga ngarkesat e së kaluarës dhe të merret me të ardhmen dhe armiqtë e vërtetë"- shtoi në tej shefi i diplomacisë greke. 
"Njerëzit që reagojnë kanë pikëpamjet e tyre që respektohen. Por siç e patë në Parlament, këto pikëpamje nuk bazohen në fakte reale, por në një propagandë metafizike. Tani kemi nevojë për një dekret presidencial për të forcuar Ambasadën tonë në Shkup, puna më e madhe po vjen tani"- deklaroi Kotzias. Marrëveshja me Shqipërinë sipas parashikimeve të ministrit grek do të mbyllet para verës, ku pika më e nxehtë është ajo e zgjerimit të detit territorial në 12 milje. 
Pala shqiptare ka pranuar se kjo është një e drejtë e që buron nga Konventa e Detit dhe se çdo vend ka të drejtën ta deklarojë. Dritëhijet e marrëveshjes së vjetër, dyshimet për ndikimin e Turqisë dhe qëndrimet e fundit të Ilir Metës për nevojën e ngritjes sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese ndoshta do ta shtyjnë për në vjeshtë nënshkrimin e marrëveshjes. 
Nuk dihet nëse kryeministri Rama do ta dëshironte tani një finalizim me sukses të negociatave, aq më tepër pas marrëveshjes historike të Greqisë me Maqedonië dhe zgjidhjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Shqipëria mbetet e vetme dhe e ekspozuar përballë zhvillimeve në rajon dhe parakalimin që po bën Maqedonia dhe Kosova në çështje të fqinjësisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.