Ballkani në qendër të lojërave gjeopolitike: 60 shërbime veprojnë vetë në Serbi
Ballkani është rikthyer në një vatër përplasjesh gjeopolitike mes fuqive të ndryshme përfshirë edhe përpjekjen e një ideologjie si Islami për të shtuar ndikimin. Të paktën këtë mendon Milan Mijalkovski, ish-dekan i Fakultetit të Sigurisë në Beograd sipas të cilit vetëm në Serbi operojnë 60 shërbime të huaja.
Duke patur parasysh se ata po e bëjnë këtë për rreth tri dekada do të thotë se ata kanë krijuar pozita të tilla…që mund të kryejnë aktivitete subversive, duke nisur me grupet e presionit, vijuar me publikimin e lloj lloj lajmeve të rreme, duke shqetësuar publikun. Kapacitetet e tyre janë për t’u respektuar dhe po fuqizohen vazhdimisht me përmes aktiviteteve të ndryshme, kryesisht sekrete, por gjithashtu edhe publike
është shprehur ai në një intervistë për gazetën “Politika”.
Sipas tij, ka një presion përherë e më të madh që Serbia të njohë Kosovën si shtet dhe në këtë kuadër, zhvillimet e shumta që po shihen së fundmi, shpjegohen qoftë përmes arsyeve të brendshme, ashtu edhe faktorëve të huaj që janë ngulir mirë në Ballkan.
Add new comment