Leksion nga serbët si protestohet (Video)
Serbët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për çmimin e lartë të naftës dhe benzinës. Në shenjë proteste ata fikën për më shumë se 1 orë makinat në mes të rrugës dhe në pikun e trafikut. Drejtuesit e automjeteve iu përgjigjën një thirrje që u organizua përmes mediave sociale, si në kryeqytet, në Beograd ashtu dhe në qytete të tjera të vendit..
Protesta e tyre zgjati për rreth një orë, dhe siç ishte e pritshme, në akset kryesore u krijuan radhë kilometrike. Për shkak të kaosit që mbizotëroi, shumë qytetarë u detyruan të kthehen mbrapsht në shtëpitë e tyre në pamundësi për të shkuar në vendet e punës.
Çmimi i naftës në Serbi është 1.3 euro për litër, me pagën mesatare prej 450 euro. Nga ana e saj, qeveria ia atribuon rritjen e çmimit kontekstit ndërkombëtar, edhe pse 50% e çmimit përfundimtar është për shkak të rritjes së tatimeve.
Add new comment