Kapriçozi Trump “braktis” samitin e G7
Presidenti amerikan, Donald Trump hodhi në erë përpjekjet e G7 për një front të përbashkët të 7 vendeve më të industrializuara të botës. Ai u tërhoq në momentet e fundit nga nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, duke sqaruar se ishte i zhgënjyer nga qëndrimi i kryeministrit të Kanadasë.
"Kryeministri Trinto i Kanadasë u tregua i butë dhe i përulur gjatë takimeve tona, mesa duket thjesht për të dalë në një konferencë për shtyp pasi u largova dhe për të thënë se tarifat e SHBA ishin" disi fyese "dhe" të patolerueshme. Shumë e pandershme dhe e ulët. Masat tona janë një përgjigje ndaj 270%-it në produktet e qumështit! "-shkruajti Trump në Twitter.
Presidenti amerikan tha se mund të rishikonte tarifat doganore mbi importet dhe sektorin e ndjeshëm të automobilave. Ndërsa liderët e Kanadasë, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë në një deklaratë të përbashkët ranë dakord mbi nevojën e "tregtisë së lirë dhe reciprokisht të dobishme" si dhe për rëndësinë e luftës kundër proteksionizmit.
"Ne theksojmë rolin vendimtar të një sistemi tregtar ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe vazhdimin e luftës kundër proteksionizmit"-thuhet në komunikatë. Referenca për "rregulla" të nevojshme kolektive ishte për presidentin amerikan dhe kërcënimet e tij për luftë tregtare.
Vendet e G 7 u angazhuan të bëjnë gjithçka mundenpër të ulur barrierat tarifore, jotarifore dhe subvencionet. Udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara i bënë thirrje Rusisë të ndalojë minimin e demokracisë. "Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të ndalë sjelljen e saj destabilizuese kundër sistemeve demokratike dhe të tërhiqet nga mbështja për regjimin sirian". Ndërsa Japonia dhe SHBA refuzuan të nënshkruajnë një angazhim të ri kundër ndotjes së oqeanit nga mbetjet plastike, një çështje që përçau grupin e G7 më shumë se çështja e tregtisë apo ndryshimet klimatike.
Add new comment