Shokë armësh - Demaliaj sqaron historinë e pistoletës në kokë nga Ylli dhe Doshi

Postuar në 07 Qershor, 2018 13:28

Ilir Demaliaj ka sqaruar sot për gazetën “Panorama” sesi është kërcënuar nga dy deputetët aktualë, Tom Doshi dhe Fidel Ylli. Ose më saktë: Fidel Ylli dhe Tom Doshi. 

Ishte korriku i vitit 1995 dhe unë kisha shkuar në Tiranë, nga New York-u për botimin e librit “Drejt Perëndimit”, një libërth shënimesh si fletore për ngjarjet e janar-korrikut 1990, që më pas u botua i plotë si refleksione, dëshmi, ngjarje në 2015-n me titullin “Guri fundit i dominosë” i ribotuar në 2017.
Në faqen 11 të librit, unë shkruaja: “Në këtë kohë Gramozi (Pashko) ishte nga ata “kurajozë” që kishte dhënë intervista te “Zëri Amerikës” në një kohë që dëgjimi i këtij stacioni ishte ilegal. Të ketë pasur visto nga lart?!…
Fidel Ylli kishte qenë badigard i Gramozit, kur ky ishte zv/ kryeministër në qeverinë e stabilitetit dhe më pas ishte badigard i Kryeministrit Aleksandër Meksi deri në vitin 1993 kur Meksi e largoi…
Fideli kishte hapur një kafe në këtë kohë që quhej “Bar West” në qoshe të “Parkut Rinia” ne krah të Ministrisë së Mbrojtjes.
Unë po shkoja në kafen “Bar West” për t’u takuar me dy miqtë e mi Sokol Ngjelën (Lincin) dhe Teodor Kekon (Dorin e vogël). Në kafe ishte Hektor Pustina dhe të tjerë gazetarë që mblidheshin aty.
Kur unë isha në tavolinë me Pustinën dhe po prisja miqtë e mi, vjen Fidel Ylli, më shikon mua dhe më drejtohet: U bëre ti, more shkërdhatë, të shkruash për Gramozin, dil përjashta nga këtu”, tregon ai.
“Fideli më goditi me grusht. Unë iu ktheva duke marrë karrigen për t’i gjuajtur. 
Në këtë kohë futet Tom Doshi, badigardi i badigardit. 
Toma me godet nga mbrapa dhe pastaj më vendos pistoletën në kokë jashtë lokalit me gjithë Fidelin. Të dy rrinin të armatosur

shpjegon Demaliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.