Kisha e Maqedonisë kalon nën juridiksionin e Patriarkanës
Me ndërhyrjen e patriarkun ekumenik Bartolomeu, Kisha Maqedonase ka kërkuar që të kthehet nën emërtmin "Kryepeshkopata e Ohrit" dhe të vendoset nën juridiksionin e Patriarkanës së Stambollit.
Ky konsiderohet një hap i rëndësishëm për daljen e saj nga izolimi i futur që prej vitit 1967, kur Kisha Orthodhokse Maqedone shpalli Autoqefalinë e vet ndërkohë që Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë.
Autoqefalia e kësaj kishe nuk është njohur nga asnjë kishë lokale apo në rajon, ndërkohë që me marrëdhëniet e reja që janë krijuar duket se janë hedhur bazat për kapërcimin e një situate absurde.Patriarku ekumenik Bartolomeu bindi kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev për nevojën e rivendosjes së normalitetit në Kishën Orthodhokse të Maqedonisë, duke hequr termin "maqedonase" dhe vendosjen nën juridiksionin e Patriarkanës së Stambollit me emërtimin "Kryepeshkopata e Ohrit"
Sipas njoftimit zyrtar, Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike konsideroi kërkesën e autoriteteve kishtare të Shkupit, të mbështetur dhe nga letra e kryeministrit Zoran Zaevit për rikthimin e kësaj kishe në normalitet nën titullin e “Kryepeshkopata të Ohrit" dhe vendosi për ta trajtuar në përputhje me kanonet e Patriarkanës Ekumenike.
Add new comment