Rastësi dhe koincidenca në lirimin e Tahirit
Lirimi i Saimir Tahirit përveçse i paralajmëruar lidhet me disa koiçidenca që e bëjnë edhe më të dyshimtë vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
Kështu treshja gjykuese e kryesuar nga Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku, që shfuqizuan arrestin e shtëpisë për ish-ministrin e Brendshëm, është po e njëjta trupë që dhjetorin e kaluar i zhbllokoi pasaportën Tahirit.
Rastësi ose jo, janë të njëjtët gjyqtarë kanë liruar biznesmenin O.S. kundrejt garancisë pasurore në Janar 2018. Sota u kap me 863 mijë euro të pajustifikuara në makinë që sipas Prokurorisë kanë lidhje me Saimir Tahirin.
Para seancës ambasadori amerikan, Donald Lu foli për presione dhe rryshfet që u ishte ofruar gjyqtarëve.
Add new comment