Bastexhinjtë e politikës

Postuar në 25 Maj, 2018 19:57

Pak orë para protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, Fatmir Xhafaj njeriu që është kthyer në tabelë qitje të opozitës, hedh dorashkën e sfidës për Lulzim Bashën lidhur me vërtetësinë e audiopërgjmit, ku pretendohet se diskuton për afera droge vëllai i tij, Agron Xhafa. 

Ministri i Brendshëm deklaron në një postim se nëse audiopërgjmi do të rezultojë i vërtetë ai do të largohet nga posti, në të kundërt sipas tij, duhet të ikë Basha.

Me një garanci që nuk dihet nga buron pasi aktespertimi nuk është kryer, Xhafaj ofrohet të luajë karrierën politike në një një lloj basti që kënaq ndoshta egon e ministrit dhe kryeministrit, përballë një presioni në rritje nga opozita. 
 

"Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot  nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim. Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin.
Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?
E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfund”
- shkruan Xhafaj.

Ministri dhe qeveria që përfaqëson e quajnë veten viktima të keqinformimit dhe baltosjes së opozitës, e cila me gjithë defektet që ka, ka arritur të ekspozojë pushtetin të paktën për lidhjet me krimin. Mazhoranca e ka përqëndruar luftën politike tek audiopërgjimi, duke folur për montazh dhe sajesa, por deri tani nuk ka transkriptuar ikjen e vëllait të ministrit në Itali brenda natës.  

Ministri shkruan "drejtësi deri ne fund" me nje slogan të tipit, e vërteta do triumfojë, por kete të vërtetë ministri nuk duhet ta mbante në sqetull per volitë e veta politike. Ne rastin e vëllait duhet të kishte dhene me kohe shembullin e drejtësisë deri ne fund dhe Jo ta dorëzonte fshehurazi kur lakrorit i dolen te gjitha petet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.