“Ringjallja” e Freddie Mercury, një film biografik për “Queen”
“Pafundësia është vetëm 6 minuta" thotë i emocionuar një nga drejtuesit e shtëpisë diskografike pasi “Queen” e prezantojnë me këngën e tyre "Bohemian Rapsodi". "Më vjen keq për gruan tuaj, nëse mendoni se pafundësia është gjashtë minuta ... " u përgjigj Freddie Mercury. Ky është një nga fragmentet e filmit kushtuar grupit legjendar “Queen” dhe Freddie Mercury-t, i luajtur nga aktori Rami Malek.
Një film që ka kaluar njëmijë polemika deri në premierën që pritet ta ketë më 2 nëntor. Për shumë vite, skenari ndryshoi duar dhe përmbajtje, dhe projekti u la në mes nga një prej protagonistëve, Sacha Baron Cohen i «Borat» -dhe drejtori - Brian Singer i «X-Men», i cili u shkarkua në mes të xhirimeve. Por " The shoë must go on " dhe filmi u përfundua nga Dexter Fletcher i cili u thirr për të zëvendësuar Singer.
Traileri i parë i filmit përdor për fonogram një miksim të disa prej sukseseve të mëdha të grupit: "Another one bites the dust", "Killer Queen", «We will rock you» dhe, natyrisht, kryevepra epike që i dha titullin filmit, "Bohemian Rhapsody"
“Bohemian Rhapsody” ndjek rrjedhën e “Queen” nga krijimi i tyre në vitin 1970 deri në shfaqjen e tyre madhështore në Live Aid në 1985, gjashtë vjet para vdekjes së Freddie Mercury-t. Ishte zgjedhja e krijuesve të mos përfshinin vitet kur Mercury po luftonte kundër AIDS-it. Filmi nuk është një biografi banale e Freddie Mercury, por për një film që "do të festojë trashëgiminë e Queen”.
Add new comment