Shqipëria, shqetësim i dorës së dytë për Berlinin

Postuar në 17 Maj, 2018 10:16

Shqetësimi kryesor i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor nuk është Shqipëria dhe dilema për të mbështetur ose jo hapjen e negociatave me Tiranën.

Në fjalimin e mbajtur në Bundestag gjatë diskutimeve për buxhetin kancelarja gjermane u fokusua tek situata në vendet që konsiderohen si potencial lufte në Ballkanin Perëndimor si Kosova, Bosnje-Hercegovina apo Maqedonia. 

Duke iu referuar  "çështjeve të nxehta" që nxisin tensionet, Merkel tregoi polemikat midis Serbisë dhe Kosovës, dallimet brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, por gjithashtu edhe çështjen e emrit të Maqedonisëqë duket se është e vështirë të zgjidhet".Sipas kancelares gjermane, kushtet në Ballkanin Perëndimor janë "vendimtare për çështjet e paqes ose luftës në një zonë me të cilën BE është në kufij. 

Duke sjellë në vëmendje problemet kufitare ndërmjet dy vendeve anëtare të BE, Kroacisë dhe Sllovenisë, kancelarja bëri të qartë se asnjë shtet me çështje të hapura të kufijve nuk do të bashkohet me BE në të ardhmen. Ajo ripohoi perspektivën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por theksoi gjithashtu kushtet në të cilat do të bëhet anëtarësimi i tyre në BE. Megjithatë, Angela Merkel nuk përmendi qëndrimin që Gjermania do të mbajë për propozimin e Komisionit për të filluar bisedimet e drejtpërdrejta të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

http://www.kathimerini.gr/964632/article/epikairothta/kosmos/merkel-to-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.