Taksa e pronës, bashkitë mund ta rrisin 30 për qind
Nga ky muaj, koeficienti për taksën e banesave do të jetë fiks 0.05 i vlerës, por bashkitë kanë tagër për të vendosur rritjen ose uljen e mëtejshme me 30 për qind në të dy krahët. Drejtori i Përgjithshëm i Taksës së Pasurisë në MInistrinë e Financave, Enton Duro tregon për TemA Tv se çdo bashkie i lind e drejta për të ndryshuar koeficientin, çka do të përkthehet në një vlerë të re pagese për familjarët. E thënë ndryshe, në rast se taksa e pronës sot do kushtojë 500 lekë në muaj, një bashki mund të vendosë ta ulë deri në 350 lekë, ose ta rrisë deri në 650 lekë, por jo përtej këtyre dy pragjeve.
Shqetësimit të shoqatave të agrobiznesit për taksimin e fermave, stallave dhe magazinave bujqësore, si subjekte tregtare, Duro i përgjigjet se për to është vendosur një koeficient, sipas të cilit taksimi arrin një vlerë më të ulët. Sipas këtij përcaktimi, nëse çmimi është 100 lek për m2, për buqjësinë dhe blegtorinë çmimi referues per të llogaritur vlerën e ndërtesës do të jetë 30 lekë për m2, kundrejt cmimit 50 dhe 150 lekë për prodhesit dhe tregtarët.
TvT
Add new comment