E "pabesueshme", probleme edhe me zgjedhjet në Federatën e Skive!!!

Postuar në 03 Maj, 2018 18:50

Kanë dështuar përsëri zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Skive. Pesë shoqata të skive braktisin asamblenë, duke akuzuar për parregullsi gjatë procesit.

Zgjedhjet për president të Federatës së Skive kanë dështuar përsëri. Pesë shoqata, pjesë të Federatës së Skive dhe kandidati për president Luan Basha u tërhoqën nga procesi, duke e konsideruar këtë proces të jashtëligjshëm dhe të parregullt në tërësinë e tij.Disa muaj më parë, për shkak të parregullsive të konstatuara në zgjedhjet për Presidentin e Federatës së Skive, Këshilli i Arbitrazhit Sportiv i investuar me kërkesë të Kandidatit për President, Luan Basha me Vendimin Nr. 3 datë 22.09.2017, vendosi: Detyrimin e Federatës Shqiptare të Skive të zhvillojë zgjedhje të reja për Presidentin e saj, ndaj dhe u thirr Asambleja e Jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit.

Në kundërshtim me rregullat statutore dhe urdhërimet e Këshillit të Arbitrazhit u përjashtuan nga votimi dy shoqata me të drejtë vote, si dhe dy shoqata u konsideruan të përjashtuara nga Federata e Skive, të cilat sipas Këshillit Drejtues, kishin paraqitur kërkesë për dorëheqje.

Sipas përfaqësuesve të shoqatave dhe avokates Daka, procesi i zgjedhjes së presidentit të Federatës Shqiptare të Skive do të vijojë në një moment tjetër, konform rregullave statutore përkatëse.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.