Black Panther - efekte dhe iluzione narrative
Pantera e Zezë – Black Panther, filmi më i fundit me temë superheronjtë nga Marvel Studios dhe Walt Disney është një sukses i jashtëzakonshëm financiar. Ai u shfaq si premierë më 29 janar dhe deri më tani ka mbledhur 520 milionë dollarë në mbarë botën. Filmi tregon historinë e një prej superheronjve të famshëm të Marvel, që shfaqet në serinë e mëparëshme, Captain America – Civl War(2016), mbretit të mbretërisë misterioze afrikane, Wakanda, T’Challa. Historia është e thjeshtë: në Wakanda, mijëra vjet më parë një metor solli një material unik, vibranium, për të cilin nis lufta e fiseve. Një prej luftëtarëve merr një bimë te afektuar nga vibranium dhe fiton fuqi të jashtëzakonshme. Ai bashkon fiset me të ciëlt ndan edhe përdorimin e vibranium dhe teknologjinë e jashtëzakonshme që vjen me të, përveç një fisi, Jabari që tërhiqet në male.
Filmi zhvendoset në kohët tona, kur mbreti i Wakandas, T’Chaka vret të vëllanë e tij N’Jobu në Kaliforni për shkak se kishte hedhur në tregun e zi, vibranium. Në Captain America, mbreti vritet nga një shpërthim i shkaktuar nga superushtari James Barnes dhe në atë epsiod shfaqet edhe Black Panther, T’Challa që tanimë bëhet mbret në Wakanda.
Filmi përfaqëson një cilësi shumë të arritur në efekte vizuale dhe në zgjidhjet atipike teknologjike që duhet të përligjin narrativën e një historie që zë fill me vibranium dhe cilësitë e jashtëzakonshme të tij. Por deri këti mbaron edhe e reja e tij. Më tej filmi huazon sa nga Bond me laboratorin shpikës të drejtuar nga motra e T’Challas, aq edhe nga temat klishe të keqpërdorimit të teknologjsë nga rraca e bardhë.
Wakanda paraqitet si një parajsë e izoluar në Tokë, e vetmja mënyrë për të qenë imunitar ndaj infeksionit qytetërimor të të bardhëve. Edhe epilogu i luftës civile në Wakanda është në fakt një akuzë për botën e sotme që po zhduk çdo mundësi korrigjimi dhe alternative. T’Challa lufton me djalin e xhaxhait të tij të vrarë, Zuri, një vrasës i ftohtë i formuar në luftërat e Afganistanit, Irakut etj., i cili kërkon dhe për një çast merr fronin. Filmi bashkon spiritualen afrikane me përdorimin pozitiv të teknologjisë, që të kujton pak edhe sagën e Dunës, por variant alernativ i një bote afrikane të tejzhvilluar duke ruajtur edhe mjedisin edhe zakonet dhe traditat, është më shumë një utopi që kërkon të bëjë atë snobim të problemeve të sotme, që u panë në një nivel tjetër, tek Avatar.
Filmi është argëtues për efektet e veta dhe mbetet shumë pas nga Iron Man dhe Avengers, qoftë edhe nga Thor dhe Loki, që kanë të paktën aftësinë të krijojnë një botë origjinale, edhe pse aty njerëzimi vihet në kushtet e një spektatori viktimë që nuk kupton gjë dhe thjesht duartroket.
Add new comment