Ndryshime në qeveri dhe spastrime partiake në shtator
Ministrat nuk do t’i kalojnë të qeta pushimet e kësaj vere. Kryeministri Rama paralajmëroi rikompozim të kabinetit në shtator, pas një vlerësimi që do bëhet për punën e tyre. Paralajmërin kreu i qeverisë e bëri nga punimet e asamblesë socialiste.
“Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim”- deklaroi Rama.
Kryeministri foli edhe për fushatë spastrimesh në kryesinë e partisë që drejton.
“Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bashkëqeverisja, do te kemi votevbesim popullor per te gjithe kryebashkiket e PS”- shtoi kryeministri para anëtarëve të asamblesë.
Kryeministri u dha përgjigje edhe zërave që vijnë nga publiku për mungesën e Vetting-ut në politikë.
“Ashtu si njerëzit përsërisin pse s’bëhet vetingu nga qeveria dhe politika. Vetingu që po bëhet ka synimin të pastrojë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua, edhe për këdoqoftë tjetër atë që sot vetingu bën për gjykatësit dhe prokurorët. Duhet të jemi krenarë që PS, që është e vetmja forcë, që mendon dhe vepron si forcë e të ardhmes”- tha Rama.
Add new comment