Zbulimi/Hans Asperger ishte pjesë aktive e eutanazisë së nazistëve

Postuar në 19 Prill, 2018 13:06

Një studim i fundit nga historiani i mjekësisë, Herwig Czech hedh dritë mbi përfshirjen e Hans Asperger në programin nazist të eutanazisë. Asperger është një pediatër që i ka dhënë emrin një forme të autizmit dhe nuk është i panjohur në mjekësi. 
Czech ka shfrytëzuar dokumente të pashqyrtuara më parë të kohës naziste që provojnë se Asperger ka qenë pjesë aktive e programit të eutanazisë në Austri.

Ato hedhin poshtë pretendimet e hershme të tij se ka mbrojtur pacientët nga nazistët. Sipas dokumenteve Asperger i dërgonte pacientet në klinikën Am Spiegelgrund në Vjenë ku ata çoheshin drejt vdekjes. Në këtë klinikë mendohet se janë vrarë përmes programit të eutanazisë 789 fëmijë. Në vitin 1980 Asperger do të deklaronte në një fjalim në universitetin e Vjenës se ai kërkohej nga Gestapo gjatë Luftës për shkak se refuzonte të dorëzonte fëmijët. Asperger ishte 74 vjeç dhe pak kohë më pas do të vdiste, duke e mbuluar deri në fund krimin e vet me një mashtrim që zbulohet vetëm tani. 

Sindroma Asperger u zbulua në vitin 1944 dhe deri në vitin 1981 u përdor termi psikopatia autike. Personat që vuajnë nga kjo sindromë paraqesin shenja si pamundësi për të shprehur atë që ndjejnë, luftojnë për të kuptuar se çfarë mendon tjetri, por në ndryshim nga autikët e tjerë, nuk kanë vështirësi në të folur dhe kanë inteligjencë mbi mesataren. 

http://www.bbc.com/news/world-europe-43820794

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.