"Serbia, e vetmja "demokraci defektoze". Të tjerët janë regjime hibride"
Ballkani ka bërë mbrapa në gjendjen e demokracisë. Ky është mendimi i Joan Hoey, drejtuesja Rajonale për Europën në Njësinë e Inteligjencës pjesë e grupit që publikon edhe revistën e njohur “The Economist”.
Në një intervistë për “European Western Balkans”, Hoey thotë se se situata demokratike në Ballkan është shqetësuese dhe ajo ka shënuar një rënie me 9% mes viteve 2006-2017 që është më e lartë se rënia në mbarë Europën.
Rënia ka qenë më e madhe për Bosnje-Hercegovinën, Maqeoninë dhe Malin e Zi…Sipas indeksit të demokracisë Serbia e renditur në vendin e 66-të u vlerësua si e vetmja “demokraci defektoze” ndërkohë që të gjitha të tjera u vlerësuan si “regjime hibride” me Shqipërinë të renditur në vendin e 77-të, Malin e Zi në vendin e 83-të…
shprehet ajo.
Sipas Hoey zgjerimi I BE-së nuk është zgjidhje për çdo gjë. Ajo ka sjellë shembuj nga Europa Lindore, si p.sh Hungaria, e cila ka shënuar hapa pas në vlerat demokratike që nga hyrja në Bashkimin Europian.
Add new comment