Gjukanoviç sërish në pushtet
Mbështetja e Përëndimit duket se i ka siguruar fitoren Milo Gjukanoviç në zgjedhjet Presidenciale në Malin e Zi.
Ndonëse i akuzuar nga kundërshtarët për nepotizëm dhe për korrupsion masiv, ai fitoi 53.8 përqind të votave, kurse sfiduesi i tij kryesor Mladen Bojanic, 33.5 përqind.
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) u rikthye në politikë pas një periudhe tërheqje. Postin e Presidentit ai e ka mbajtur edhe prej viteve 1998 deri 2002.
Dë thotë se vitet e fundit Gjukanoviçi e largoi Malin e Zi nga aleanca tradicionale e ngushtë me Rusinë. Ai e akuzoi Moskën për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në tetor 2016. Një numër anëtarësh të familjes së tij mbajnë pozicione të larta politike, gjyqësore dhe në biznes.
Add new comment