Sërish probleme me sistemin on-line të QKB
Sistemi on-line i Qendrës Kombëtare të Biznesit ka patur sërish avari serioze në funksionimin e tij, duke nxjerrë thuajse jashtë funksionit shërbimin për qytetarët.
Problemet u raportuan më herët gjatë javës, ku bizneset u ndeshen me sorollatje për shkak të bllokimit të punës. Jo zyrtarisht u tha se shkak ishin bërë problemet me fibrën optike të linjës së internetit, të cilat u tha se do të riparoheshin por të enjten u përsërit e njëjta situatë.
Kjo nuk është hera e parë që Qendra Kombëtare e Regjistrimit nuk ofron shërbim për shkak të mosfunksionimit të sistemit on-line. Në periudhën gusht-korrik mosdeklarimi i të ardhurave personale i ka penguar disa biznese që të zyrtarizojnë rritjen e kapitalit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Ankesat më të shumta në lidhje me sistemin dhe fjalëkalimet janë bërë gjatë muajit korrik, ku edhe bizneset ishin para afateve finale për dorëzimin e bilanceve online dhe disa prej tyre nuk kanë arritur të bëjnë dorëzimin, pikërisht për këtë arsye.
Add new comment