Youtube dhe Google nën akuzë nga organizatat e fëmijëve
Disa organizata amerikane akuzojnë YouTube dhe kompaninë mëmë të saj Google se përmes praktikave ilegale mbledhin të dhënat personale të fëmijëve dhe i përdorimin ato për reklama të caktuara.Kështu njëzet e tre organizata për mbrojtjen e të drejtave digjitale të fëmijëve kanë apeluar tek Autoriteti Federal i Tregtisë në SHBA (FTC) duke u kërkuar të hetojnë këto praktika.
Sipas tyre, Google mbledh informacion personal për të miturit në YouTube, kryesisht për vendndodhjen e saktë, pajisjet që ata përdorin, madje edhe numrat celular, edhe pse zyrtarisht ndalohet navigimi për fëmijët nën 13 vjet.
Ata ankohen se "YouTube mbledh këtë informacion pa njoftuar prindërit, ndërsa Google i përdor ato për të shfaqur reklama të targetuara kudo në Internet" beson Josh Golin, përfaqësues i Fushatës për fëmijërinë pa reklama.
"Google mbledh fitime gjigande përmes reklamave të synuara për fëmijët dhe duhet të respektojë" legjislacionin amerikan për mbrojtjen e jetës personale të fëmijëve në internet "- thotë Golin. Sipas sindikatave, kjo praktikë e Google është në kundërshtim me ligjin e vitit 1998, sipas të cilit "platformat që përdoren nga nuk mund të mbledhin një informacion të tillë pa pëlqimin e prindërve."
Add new comment