Sulm kimik në Siri. Akuzë automatike nga Perëndimi për Damaskun dhe Rusinë
70 të vdekur vetëm nga një sulm që dyshohet se është kryer me armë kimike. Ngjarja raportohet nga mediat e huaja të ketë ndodhur në Siri, në rajonin e Dumas, zonë e fortifikuar e rebelëve sirianë. Me qindra të plagosur dhe me tragjikja, mes viktimave ka edhe fëmijë. Lajmi është referuar për BBC-në dhe Al Jazeera nga Helmetat e Bardha, grupi që kryen veprimtari vullnetare në Siri, por Damasku zyrtar ka mohuar të ketë përgjegjësi në këtë akt.
Lajmi është mohuar edhe nga Rusia që ka premtuar se pas çlirimit të Dumas do të dërgojë specialistë për të sqaruar të vërtetën e kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar hapur Rusinë, duke deklaruar se nëse vërtetohet, atëherë ajo do të mbajë përgjegjësinë.
Ngjarja duket se po instrumentalizohet për qëllime të ngjashme me ato për çështjen “Skripal” dhe nuk është çudi që zgjerimi I sanksioneve të bëhet edhe kësaj radhe politikë e ditës, pa pritur ndonjë hetim konkluziv.
Comments
Dora e Rusise
Nuk ka faj pastaj, nqs pranohet kjo logjika e akuzes automatike me eufori, qe Edi Rama te akuzoje qarqet ruse per dijegjen e sporteleve te pageses ne rrugen e kombit! Eshte dicka qe aleatet tane strategjike do ta pranojne menjehere dhe hallet e qeverise marrin fund me kete fajesim! Shqiperia kthehet menjehere ne rrugen e duhur euroatlantike, me e forte se kurre!
Add new comment