TVSH për biznesin e vogël, dita e parë nis me kosto shtesë

Nga kjo e diel, edhe bizneset e vogla me qarkullim mbi 2 milionë lekë, janë zyrtarisht të përfshirë në skemën e TVSH-së. Tregtarët në Tiranë komentojnë se vendimi do të japë efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e çmimeve, pasi që nga e shtuna kanë nisur të shpenzojnë vetëm për hir të këtij vendimi.
Të tjerë tregtarë thonë se vendime të tilla i vendos ata nën presion për të komentuar, pasi në rast të kundërshtimit ata thonë se do të bëhën shenjestër e gjobave nga tatimet. Uljen e pragut të TVSh-së deri nw xhiron 2 milionë, e kanë kundërshtuar edhe shoqatat e biznesit, që kanë paralajmëruar protesta, duke gjykuar se do të ketë një falimentim masiv, ndërsa për ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj sipërmarrësit e vegjël dnuk do të bartin asnje kosto shtesë.
Skema synon që për çdo blerje që biznesi i vogël bën në një pikë shumicë, pra në biznes të madh krahas faturës tatimore duhet të regjistrojë edhe TVSH-në. Ndërsa për shitjet që bën biznesi i vogël, duhet të llogarisë TVSH-në te konsumatori. Qeveria ka deklaruar që taksat e tjera për biznesin e vogël do të vazhdojnë të mos ndryshojnë
TemaTv
Add new comment