Pas dorëheqjes së kryeprokurorit të Elbasanit Ardian Nezha...

Postuar në 31 Mars, 2018 23:24
Ilir Mborja

Mbasditen e 13 marsit, në qendër të qytetit të Elbasanit përjetova këtë episod: Dy persona civilë më ndaluan dhe njëri prej tyre, pasi më tregoi nga celulari i tij foto dhe një video ku shfaqesha edhe unë, më kërkoi emrin e personit (të panjohur për mua) që ishte filmuar dhe fotografuar krah meje në sportelin e zyrës së Western Union-it përballë Librit Universitar në Tiranë. (Videoja shënonte vitin 2016/../… Ndërsa fotoja e monitorit të brendshëm të ambientit shënonte datën 2018/ 03/ 06). Pasi iu përgjigja sinqerisht pyetjeve të tij, më dërgoi në WhatsApp-in tim foton që përmenda më sipër dhe, para se të largohej, me ton kërcënues më tha:

"Nxitohem për në Tiranë se kam edhe punë të tjera. Ke një javë kohë të mendohesh e të reflektosh!"

Pastaj të dy hipën në një veturë dhe u larguan. Atëherë e mora në celular dhe i propozova të ndiqnim rrugën ligjore, përndryshe unë do ta publikoja në shtyp këtë rast. Personi që më vonë doli se ishte shtetasi Amarildo Canuku m'u përgjigj me kërcënimin: "...Provoje! Ne të zhdukim nga faqja e dheut!”. Megjithëse ngjarja në atë çast m’u duk se ndodhi për motive tepër banale, menjëherë shkova e bëra denoncim në Policinë e Elbasanit.

Meqenëse shkruaj e publikoj në gazeta opinionet e mia, përveç shantazhit të rëndomtë për arsye banale, në mendjen time (por edhe sipas avokatëve të mi) nisën të përshtjellohen dhe disa pista dyshimi, në mes të cilave mpleksen edhe përmbajtjet e disa prej shkrimeve të mia.

Por, përtej këtij episodi, që (në përfundim të hetimeve të rinisura pas kallëzimit tim të dytë që bëra më datë 26/03/2018) mund të rezultojë edhe për motive krejt banale, dua të ngre përpara Jush dy shqetësime:

Së pari: Pagatishmërinë e punonjësve të Policisë së Elbasanit për ta marrë në dorëzim kallëzimin tim të 13 marsit... Dëshira e tyre për të më përcjellë me “një “ndjesë” që do të merrja shumë shpejt prej të kallëzuerit tim më krijoi dyshimin se shantazhuesi im mund të ishte vërtetë punonjës i Policisë Kriminale.

Duke parë hezitimin e Policisë së Elbasanit për të nisur hetimin e çështjes, në mëngjesin e 15 marsit, shqetësimin tim ia shkruajta në një mesazh Ministrit të Punëve të Brendshme, zotit Fatmir Xhafa. Përgjigjja e Tij ishte e menjëhershme. Pa kaluar as edhe një orë nga mesazhi, erdhi në Elbasan Drejtori i Përgjithshëm i SHBAÇ, zoti Eduart Merkaj. Pas kësaj angazhimi në Policinë e Elbasanit ishte maksimal dhe 4 persona u ballafaquan përpara meje, përveç Sildian Mirakut të cilin e dyshoj si trurin e thurjes së episodit shantazhues dhe autorin e fotos së manipuluar me teknikën e fotoshopit. Ky person, Sildian Miraku (që ka studiuar në gjimnazin jopublik “Kryqi i Nderuar”, Sukth-Durrës, pastaj në Universitetin e Shkencave të Natyrës Tiranë në degën e informatikës dhe është aktivist i LSI-së) edhe në këto momente vazhdon të jetë shumë aktiv në Facebook me fyerje dhe kërcënime të hapura e të koduara në adresën time për shkak të shkrimeve të mia të botuara në gazeta.

Së dyti: Shqetësimi im ka të bëjë me mbylljen e kësaj çështjeje në Prokurorinë e Elbasanit...

Në Polici më lajmëruan se kallëzimi im i kishte kaluar për shqyrtim prokurorit Xheljan Seferi. Por më pas, më 25/03/ 2018 u thërrita dhe u paraqita përpara prokurorit Milan Laska(?!) i cili që në fillim më këshilloi “miqësisht” që, "për të mos rrezikuar një vit burg për dëshmi të rreme, e mira e donte që të deklaroja se nuk mbaja mend në kisha qenë apo jo në Tiranë në datën 6 mars 2018”, gjë të cilën e refuzova kategorikisht.

Pasi më lexoi gjysmë faqeje që kishte shkruar për gjithë çështjen, i shpreha habinë për mospërfshirjen e Sildian Mirakut, sipas meje të trurit të gjithë grupit kriminal dhe personit që ndërkohë vazhdon të më kërcënojë, prokurori Milan Leskaj më tha: “Sildian Miraku s’ka të bëjë me këtë çështje. Mund të shkruash në një letër çfarë ke për të dhe shko e lerja në derë Policisë!”…

Këtë propozim, prokurori Milan Laska ma bëri duke më shkelur syrin në mënyrë konfidente, a thua se kishte të bënte me një fëmijë të trembur…Duket se, mirësjelljen dhe sinqeritetin tim, edhe prokurori Milan Laska, mu ashtu si banditët Amarildo Canoku, Sildian Miraku dhe ata që m’i dërguan, e morën për naivitet. Më pas kërkova takim me kryeprokurorin e Elbasanit Ardian Nezha i cili pasi dëgjoi mua dhe prokurorin e çështjes Milan Laska, urdhëroi Drejtorin e Policisë së Elbasanit të ripranojë kallëzimin tim të dytë të cilin këtë herë e bëra përpara inspektorit me përvojë Sefer Shuka.

Të dyja këto, hezitimi fillestar i policëve të Elbasanit dhe sjellja aspak e sinqertë dhe profesionale e prokurorit Milan Laskaj, më lënduan më shumë se veprimet e personave të përdorur për të më shantazhuar… Më trishtues është fakti se prokurori Milan Laskaj, megjithëse e dinte mirë që kishte të bënte me një njeri që shkruante dhe e kishte mundësinë e të publikuarit, guxoi të sillet asisoj. Prokurori Milan Laskaj guxoi e mbylli çështjen dhe më kërcënoi mua, megjithëse e dinte fort mirë që në celularin tim kisha telefonat shumë disponibël të zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit. Pas dorëheqjes së papritur të kryeprokurorit të Elbasanit Ardian Nezha, caktimi i prokurorit që do të shqyrtojë rikallëzimin tim, përcjellë në Prokurorinë e Elbasanit që më datë 26/03/2018, do t’i mbetet kryeprokurorit të ri.

Comments

Submitted by "PATATJA E ZEZË" (not verified) on

"PATATJA E ZEZË"

Duhet të ketë qenë marsi i vitit 2004, kur shefi i Policisë së Elbanistanit i tha me humor një hetuesi në prag të pensionit: "Meqë je ankuar gjithnjë se "patatet e nxehta" t'i lemë vetëm ty për hetim, këtë herë po të japim një "patate të zezë". Shefi bënte ironi se, personat e përfshirë në ngjarje ishin që të dy evgjitë. Edhe kallëzuesi edhe i kallëzuari për mashtrim e për kanosje, ishin qymyr të zinj dhe ngjarja ishte shumë banale: "Një evgjit invalid nga zemra dhe nga trutë, pasi kishte ardhur nga Greqia, kishte thyer ca euro tek një pikë kambizmi që e drejtonte një evgjit tjetër dhe tani e kallëzonte sivëllanë e tij A.C se e kishte mashtruar duke i dhënë kartmonedha lekësh fallco. Dyshimit të invalidit zeshkani i kishte paraprirë duke duke i treguar tytën e një revoleje..." Kjo ishte ngjarja... Hetuesi me përvojë, pasi e ballafaqon me invalidin dhe sekuestron kartmonedhat fallco, e merr ezmerin e kallëzuar, e çarmatos (kambisti kishte pistoletë TT që invalidi pretendonte se ia kishte vringëlluar para syve) dhe, si një "patate të zezë", e mbyll tek dhoma e shurrës. Por nuk zgjati shumë dhe pas 10 minutash oborri i Policisë u mbush me eksponentë të lartë të LSI-së. "Nxirre jevgun jashtë se e kemi lider të LSI-së! Kthejini pistoletën dhe urgjentisht i kërkoni të falur! Futni në burg atë invalidin aluçinant që shkruan edhe në gazeta!.. - thërriste farmacisti i LSI-së Pjerdhin Xhuhajni. Atëherë, hetuesi plak, pak ditë para se të dilte në pension, kuptoi se "patatja e zezë" nuk paskësh qenë dhe aq "e ftohtë" sa ia paraqiti shefi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.