Zbulohen synimet e qeverisë për pronat në Bregdet. Në krye të Task Forcës vihet Briseida Shehaj
Më në fund është kuptuar se çfarë synon kryeministri me lëvizjen e re për pronat në bregdet për të cilat së fundmi ka pezulluar kthimin dhe po synon verifikimin.
Në konferencën për shtyp të kreut të Bordit të Hipotekave, Artan Lame është konfirmuar se në krye të Task Force të ngritur nga kryeministri për këtë qëllim do të jetë Briseida Shehaj. Ish-drejtoresha e Tatimeve, ishte një nga dy yjet në ngjitje në fillim të mandatit të parë të qeverisë socialiste të Edi Ramës, kur krahas Elisa Spiropoalit në Dogana, drejtonte një nga drejtoritë kryesore të cilën e shpartalloi me nder.
Aksionet kundër informalitetit dhe fryma prej xhandari që iu dha Tatimeve detyroi ministrin aktual të Financave, Arben Ahmetaj, që në konferencat e para për shtyp pas marrjes së detyruës t’i mëshonte idesë së ndryshimit të sjelljes.
Në njoftimin e Lames thuhet se materialet e kontrollove në Bregdet, Durrës dhe Sarandë do t’i vihen në dispozicion Task Forcës së drejtuar nga Shehaj.
Nisur nga përvoja e Tatimeve mund të mendohet fare mirë se cilat janë qëllimet e kësaj që po ndodh me pronat në Bregdet ku qeveria që ndryshon qëndrime për çdo gjë, do të fusë farën e konfliktit në një përmasë të re në vend.
Add new comment