Edhe SHISH del bllof me agjentët rusë

Postuar në 27 Mars, 2018 20:27

As Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror,  Helidon Bendo nuk ka thënë ndonjë arsye më shumë për dëbimin e diplomatëve rusë nga sa argumentoi Ministria e Jashtme. 

Në një raportim me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, ku media u lejua vetëm pak minuta brenda, Bendo mësohet t’i jetë shmangur pyetjeve të anëtarëve të komisionit të sigurisë nëse SHISH-i ka qenë në dijeni të aktivitetit të dyshimtë të dy diplomatëve rusë të dëbuar një ditë më parë nga qeveria shqiptare, si dhe ndikimt rus për llogari të Partisë Demokratike. 

Mësohet se për tentativat ruse në Shqipëri, Bendo është shprehur se kjo është një sfidë me partnerët që është në vëmendje të autoriteteve shqiptare. Ai ka mohuar influencat ruse në Shqipëri, ndonëse ka pranuar se ka patur tentativa për ndërhyrje nga Kremlini.
Media të tjera në vend raportuan se Shërbimi Informativ Shtetëror ka një raport sekret për diplomatët rusë, por ende nuk ka dokument për ta vërtetuar këtë. 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.