Turisti Asad viziton Gutën (Video)
I relaksuar dhe në rolin e një turisti, Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad ka vizituar qytetin e shkatërruar të Gutas të marrë nën kontroll ditët e fundit nga ushtria siriane, e ndihmuar edhe nga forcat turke.
Videoja propagandistike është shpërndarë nga Presidenca siriane. Asad është vetë në timonin e një autoveture dhe në ecje e sipër komenton triumfin e ushtrisë siriane ndaj rebelëve kurdë.
Më pas ai takohet me një grumbull ushtarësh që e presin në një prej sheheve e të Gutas, të shkatërruar nga luftimet. çlirimit të Gutas i bëri jehonë ditët e fundit edhe presidenti turk Erdogan, për të cilin dëbimi i kurdëve nga veriu i Sirisë është një fitore strategjike. Rajonet kurde kanë qenë një kërcënim i vazhdueshëm për Turqinë, e cila jo pak herë ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që po u jep.
Add new comment