Gjukanoviç, sërish në garë për president
Milo Gjukanoviç do të kandidojë sërish për president të Malit të Zi. Ai ka njoftuar dje se do të marrë pjesë në votimet e muajit të ardhshëm.
Lëvizja e tij është thuajse e paprecedentë në Ballkan. Gjashtë herë kryeministër, një herë president, tre dorëheqje nga politika. Gjukanoviç rikthehet kësaj radhe me velin e një properëndimori të vendosur, por edhe të dikujt që ofron garanci se di të sit ë mbajë pushtetin në një vend që ka qenë pikë kritike e përplasjes Rusi-SHBA.
“Vendimi është shprehje e përgjegjësisë time ndaj trashëgimisë dhe nevojave të malazezve për zhvillimet e ardhshme”, tha ai.
Kundërshtari kryesor pritet të jetë biznesmeni Mladen Bojaniç i mbështetur nga Fronti Demokratik, Demokratët e Malit të Zi dhe lëvizja e Qytetarëve, URA, të trija subjekte proruse.
Add new comment