Ministria e Kulturës nxjerr jashtë loje Shoqatën e Botuesve në Panairin e Librit në Lajpcig
Deutsche Welle ka raportuar për stendën e librit të Shqipërisë në Panairin e Librit në Lajpcig. Ndryshimi i vënë re kësaj radhe është se stenda dhe programi janë organizuar nga Ministria e Kulturës, madje vetë ministrja Mirela Kumbaro, ka qenë aty e pranishme. Bashkë me të edhe shkrimtarët e vlerësuar me çmime, si Thanas Medi, Gazmend Kapllani, Manjola Nasi.
Nëse dëgjon ministren, vlerat e këtyre shkrimatrëve qëndrojnë në larminë identitare të tyre, pra njerëz të emigracionit që sjellin në shqip përvoja të veçanta, por sa kjo është kontribut letrar real dhe sa sociologji apo antropologji, kjo mbetet për t’u parë.
Gazetarja e DW ka këmbëngulur në pyetjen se përse kësaj radhe është Ministria dhe jo Shoqata e Botuesve që organizon stendën dhe për këtë pyetje, ministraj ka folur me argumente që duken sit ë paqëndrueshme. Ajo ka deklaruar se edhe më parë ka qenë Ministria që mbështeste, ndërohë që si asryetim parimore vjen ky paragraf:
Fakti se Ministria e Kulturës mbështet iniciativat letrare nuk do të thotë se e ka kapur peng letërsinë. U duhet bërë kjo pyetje njerëzve të letrave të cilët edhe kur përfitojnë apo mbështeten, le të themi mbështeten, është Shqipëria që përfiton në finale. Por kur ata mbështeten nga politikat e Ministrisë së Kulturës, në fakt ata janë të lirë në shkruarjen e letërsisë së tyre, pasi mendoj se kemi arritur atë fazë të demokracisë që është një rrugë shumë e vështirë, kur njerëzit e letrave kanë nevojë për mbështetje, por nuk duhet të kenë absolutisht autoritetin e institucionit
Kumbaro ka shtuar se po përgatitet vendimi i qeverisë për krijimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe të Leximit, e cila do të ekzekutojë fondet, por kjo është një agjenci që sërish menaxhohet nga qeveria. E njëjta frymë centralizuese po vihet re edhe në projektligjin për artin, ku bordet do të merren në kontroll dhe ku fondet kalojnë në masën 50% në një drejtim.
Sigurisht, përtej fjalëve të zonjës Kumbaro, qeveria nuk po merr thjesht fondet në kontroll, për të bërë më interesante se asnjëherë tjetër, një ministri si ajo e Kulturës, por ajo po synon të përdorë ato pak asete që ka vendi për të përfaqësuar imazhin e vet edhe jashtë. Dhe kjo është tepër, edhe pse në këtë rast përdorimin do të duhet ta denonconin vetë “artistët” apo “shkrimtarët”.
Add new comment