Në detyrë pa asnjë kufizim mandati
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/03/rts1927g-e1500289945773_2018_03_17_11.jpg?itok=bgOhJVTT)
President përjetë. Xi jinping është që nga dita e sotme kreu absolut dhe i pakonkurueshëm I Kinës. Associated Press raporton se ai është caktuar sot president pa kufizim mandate nga Kongresi Kombëtar i Popullit që ka caktuar si zv.president, Wang Qishan.
Xio u betua me dorën e majtë mbi Kushtetutë dhe dorën e djathtë të ngritur duke dhënë fjalën për zbatimin e saj dhe për besnikëri ndaj vendit dhe njerëzve.
Mbrojtja kineze për këtë lëvizje të paprecedentë që nga koha e Timonierit të Madh, Mao Zedong është formale dhe e paqëndrushme: përjetësia në detyrën ekzekutive ndihmon që presidenti të vihet në një linjë me politikat që rrjedhin nga dy detyra të tjera: kryesimi i Partisë Komuniste dhe i Forcave të Armatosura.
Sipas mediave vendase, heqja e kufizimit të mandatit nuk do të thotë e bien kushtet e pensionimit, ndërkohë që mendimi I përgjithshëm është se Xi do të vijojë me dorën e fortë kundër korrupsionit për luftën ndaj të cilit do të krijohet edhe një Komision Mbikëqyrës në nivel nacional.
Add new comment