Zgjedhjet në Itali/Boshatisja e qendrës politike si krizë e vetë demokracisë
Një nga aspektet më të rëndësishme të zgjedhjeve të fundit parlamentare italiane ëstë humbja e qendrës politike. Në një opinion të vetin në gazetnë “Corriere della Sera”, Angelo Panebianco shkruan se rezultati i tanishëm i faturohet pikë së pari edhe gabimeve të kreut të qendrës së majtë Matteo Renzi, i cili duke mosrespektuar Paktin e Nazarenos me Berlusconin për kryerjen e disa reformave, provokoi kalimin e tij drejt armiqve të dikurshëm. Por ky moment shpjegon më shumë sesa vetë rezultatin, një anë jo pa rëndësi të tij: humbjen e thellë dhe poshtëruese të Renzit.
Panebianco i faturon ndërkohë Berlsuconit të paktën dy gabime: largimin drejt armiqve të Renzit për shkak të një gabimi të këtij të fundit, por jo të një logjike politike dhe iluzionit se Forza Italia-s i leverdiste sistemi proporcional.
“Sistemet mazhoritare tentojnë të favorizojnë partitë e qendrës dhe të dënojnë ekstremet”, shkruan opinionisti Italian.
Dy gabime të dy njerëzve politikë të qendrës që duket se krijuan kushtet që Pesë Yjet dhe Lega Nord të fitonin terren.
Por këtij aspekti specifik Italian nuk mund të mos i shtohet prirja e përgjithsghme në demokracitë perëndimore që po shtyn shumë votues drejt protestës, kundër sistemit në vetvete i cili në rastin e Italisë mund të ishet reformuar apo të kishte ndryshuar rregullat.
Fituesit e këtij kaosi dhe kësaj ikompetence për të kuptuar kohën që jetojmë dhe për të ndërhyrë në kohë janë dy ekstremet që nuk kanë asnjë interes që të ndryshojnë rregullat me të cilat fituan. Në këto kushte, sipas opinionistit në fjalë, provohet se të paktën për demokracinë, zbrazja e qendrës çon pandalshëm në rënien e saj dhe ky është alarmi kryesor për një shoqëri që njësoj si në vende të tjera ndoshta nuk e ka kuptuar ende se çfarë ka gatuar.
Add new comment