Skandali i mishit nga Belgjika, autoritetet belge injoruan ankesën e Kosovës për 18 muaj
Lajmi I importeve të mishit me etiketa të falsifikuara në Kosovës ka gjetur vend edhe në mediat në Europë. Gazeta blege “Het Laatste Nieuws” shkruan se autoritetet kosovare kishin njoftuar kolegët belgë për mundësinë e mashtrimit që në shtator të vitit 2016, por blegët nisën hetimet vetëm 18 muaj më pas. Ministry belg i Bujqësisë citohet të jetë shprehur se agjencia e ushqimit do t’i nënshtrohet auditit.
Çështja e ushqimit është shumë serioze dhe reflekton atë që disa vende të Europës Qendrore e kanë quajtur Aparteidi ushqimor. Rasti I Kosovës është flagrant pasi bëhet fjalë për falsifikimin e etiketave dhe importimin e mishit 12 vjet të vjetër, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë Komisioni Europian mori në konsideratë ankesat se ushqimet e eksportuara në vendet e Europës ish-komuniste kanë cilësi dhe parametra të tjerë nga ato që tregëtohen në Perëndim.
Add new comment