Maria, mumja peruane - njerëzore por edhe jonjerëzore
Shkencëtarë rusë nga universiteti i Shën Peterburgut në Rusi, thonë se një mumje e gjetur në Nazca në Peru, e cila i përket shekullit të 5-të e.s është humanoide, por e një race tjetër që evoluoi shumë më parë sesa homo sapiens. Mumja në fjalë, e quajtur Maria, ka një kafkë të zgjatur, vetëm tre gishta dhe sipas Konstantin Korotkov dhe radiologes dhe specialistes së tomografisë kompjuterik, Natalya Zalonnaya, Maria, ka 23 grupe kromozomesh. Pra sa njeriu modern.
Analizat u kryen me mostra të indeve të marra nga mumja peruane e cila ka ushqyer lloj lloj teorish. Sipas Korotkov rraca njerëzore në fjalë mund të jetë zhdukur si pasojë e një përmbytjeje apo goditjes nga një kometë. Anatomia e Maries është e ndryshme nga ajo e jona dhe kjo është hasur edhe në katër mumje të tjera të gjetura në Peru. Mumja në fjalë është balsamosur me pluhur klori të kadmium që shpjegon edhe ruajtjen e saj deri më sot.
Add new comment