Çështja "Skripal"/Tillerson: "Nuk do të kalojë pa përgjigje"
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/03/1060550156_2018_03_13_00.jpg?itok=N16kEKtS)
Vdekja e ish-agjentit rus Sergei Skripal si pasojë e mundshme një helmimi të qëllimshëm ka sjellë reagime edhe nga sekretari amerikan i Departmentit të Shtetit, Rex Tillerson. Duke folur me gazetarët gjatë një fluturimi nga Nigeria drejt Washington-it, Tillerson e ka cilësuar vdekjen e Skripal si një akt “të shëmtuar dhe përtej çdo mirëkuptimi”. Ai ka paralajmëruar se ky akt do të marrë përgjigje, por mediat nuk bëjnë të ditur se për çfarë e ka patur fjalë z. Tillerson.
Ndërkohë në vëmendje ka ardhur edhe qëndrimi i kryeministres britanike, Theresa May, e cila ka kërkuar nga Rusia që të japë hollësi mbi programin e vet për agjentët nervorë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike. Agjenti nervor që mendohet se ka vepruar mbi Skripal – i cili ndodhej në Britani që nga viti 2010, në kuadër të një shkëmbimi agjentësh me Rusinë.
Skripal, një ish-kolonel i rekrutuar nga shërbimi britanik, mendohet se ka gjetur vdekjen më 5 mars të këtij viti pasi është helmuar me Novichok. Rasti i tij kujton në disa aspekte helmimin e Aleksander Litvinenkos, i cili u likujdua në Londër në nëntor të vitit 2006 përmes helmimit me polonium.
Add new comment