Zbulohet në Afrikën e Jugut një mineral i panjohur më parë

Postuar në 09 Mars, 2018 12:11

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi një mineral të panjohur më parë në Tokë. Ai është quajtur perovskit silikat kalçiumi(calcium silicate perovskite) dhe sipas Graham Perason, një prej autorëve të studimit të publikuar në “Nature”, minerali është i katërti në planet për nga sasia.

Arsyeja pse nuk është verifikuar më parë është sepse ai nuk gjendet në sipërfaqe të tokës dhe së fundmi është zbuluar i izoluar në nëj diamant të nxjerrë nga thellësia.

Ai ekziston qindra milje poshtë sipërfaqes së tokës dhe në ndryshim nga diamanti që ka lidhje karboni që e mbajnë solid, ai është më i paqëndrueshëm. Kampioni në fjalë u zbulua nga një diamant i nxjerrë nga miniera Cullinan në Afrikën e Jugut dhe u studiua nga kërkues të universitetit të Albertës në Kanada. Mendohet se diamanti që përmbante kampionin ka origjinuar nga 400 milje thellësi dhe përballon një presion prej 240 000 atmosferë. Ndërkohë, diamantet e përdorura për zbukurim nuk kalojnë 100 milje thellësi.

Vlera e këtij minerali të ri konsiston në faktin se ai jep një provë materiale për ambientin gjeologjik poshtë sipërfaqes së Tokës që deri më sot vetëm sa është hipotetizuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.