34 500 mësues pa kontratë pune

Postuar në 02 Mars, 2018 16:31

34 500 mësues në shkollat publike janë pa kontratë prej 9 muajsh. Kështu raporton Televizioni Publik Shqiptar, që citon kreun e sindikatave të pavarur të arsimit, Nevruz Kaptelli. 

Duke parë që kontrata kolektive që ishte në fuqi përfundonte në 31 maj, për të mos ngelur mësuesit asnjë ditë pa punë, ne ju drejtuam me shkresë zyrtare shoqëruar me të gjitha provat e përfaqësueshmërisë së Ministrisë së Arsimit. Por për fat të keq ne nuk morëm asnjë përgjigje. Kanë kaluar të gjitha afatet ligjore. Grupi i punës nuk kanë marrë një vendim se cilët nga sindikatat janë më të përfaqësuara”, shprehet Kaptelli.

Për këtë çështje është pyetur edhe ministrja Lindita Nikolla që ka dhënë një shpjegim të thatë për një situatë fakti.  

Proçesi po ndjek të gjithë hapat ligjorë. Është një proces që ka kërkuar kohën e vet për të qënë i drejtë dhe komfort ligjit. Shumë shpejt do të kemi vendimmarrje”, tha ajo.  

Kontrata kolektive e mbron mësuesin, në ato raste kur shkarkohen nga detyra pa shkaqe të arsyeshme dhe gjithashtu ruan statusin e të punësuarit. Kreu i sindikates së arsimit Nevruz Kaptelli ka theksuar se nëse Ministria e Arsimit, nuk do të bëjë rinovimin, do të përdoret çdo rrugë e mundshme ligjore, madje edhe protestat për të vënë në vend dinjitetin e mësuesve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.