Xhika mbetet në burg
U përfol për një lirim të mundshëm, por Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ pa afat për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Albens Aliten me Aksel Qurdukën, ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Janë nëntë shkelje të gjetura nga auditi i Ministrisë për të cilat dëshmoi të hënën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ministri Gjinkuri, kreu i institucionit që ka bërë kallëzim penal i cili dha detaje nga auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 53 milionë dollarë.
Lënia në burg e Xhikës shton dyshimet se implikimet me aferat për rrugën Durrës-Kukës mund të shkojnë edhe më lart. Deri tani kanë dëshmuar ish-ministri i Transporteve, Sokol Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.
Add new comment