“Presidenti i përbashkët, hap drejt destabilizimit”
Bernd Fisher, një prej njohësve më të mirë të Ballkanit thotë se propozimi i kryeminstrit Edi Rama për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë më së paku është një hap drejt destabilizimit të rajonit.
“Nuk jam i sigurtë se në çfarë kontektsi është bërë ky koment, nëse kryeministri e tha me shaka, por nuk besoj se një president i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte në interes të dy vendeve. Pjesërisht kjo për faktin se do të nënvlerësonte projektet e Kosovës për t’u njohur nga më shumë vende të ndryshme të botës. Besoj se të paturit një president të përbashkët do të shihej më shumë si një hap drejt destabilizmimit”, tha ai në një prononcim për Klan Plus.
Vetë Rama u mundua të arrnojë pa humbur kohë atë që deklaroi në Prishtinë, ndërsa domethënës ishte reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë që shprehu zhgënjimin për qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, duke nënvizuar se aludimet irredentiste nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë.
Add new comment