Oferta/Thumanë-Kashar, 12 milionë euro një kilometër

Postuar në 22 Shkurt, 2018 15:43

Televizioni Publik Shqiptar njofton sot se kompania “Gener 2” do të ndërtojë aksin Thumanë-Kashar. Sipas raportimit të TVSH, kompania është vetëofruar dhe me projektin e vet synon ndërtimin e një rruge me katër korsi dhe në të cilën do të ketë 12 ura. Propozimi është vlerësuar me bonus pikësh nga qeveria shqiptare. Mënyra e ndërtimit është në kuadër të projektit “Një miliardë për rindërtim”, që parashikon ndërhyrje në infrastrukturë me kapitalet e privatëve dhe shlyerjen e tyre me paratë e buxhetit të shtetit më pas. Në rastin konkret projekti ende nuk është miratuar, por TVSh raporton se kompania ka kërkuar edhe mirëmbajtjen e rrugës për 8 vjet. Supriza ende nuk ka ardhur: rruga është vetëm 20.8 km dhe për ndërtimin e saj kërkohen 244.2 milionë euro.

Pyetja që shtrohet është si do të sigurojë kompania kaq para dhe e dyta, a vlen vërtet ndërtimi i një rruge e cila na kushton 12 milionë euro për një kilometër?

Comments

Submitted by Asterisk (not verified) on

O sa mire me qene shqiptar. Ne nje rruge pa pike tuneli 12 milion Euro/km. Me e larta ne Europe kur ne Kroaci eshte 6 milion/Euro/km. Une nuk e di se sa mund ta zhvasin ate popull po dhe kaq sa po e bejne e ka hak kur nuk ngrihet asnjeri te kerkoje llogari. Keta te tepsise fshijne me nje te rene 120 miion Euro a me shume (duke supozuar se edhe ai qe e nderton ne Kroaci nuk e ben per badjava).

Hallall ju qofte, parja leter!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.