Shqipëria, vendstrehimi i dy opozitave të huaja

Postuar në 10 Shkurt, 2018 12:40

38 470 është numri i gulenistëve të dënuar në Turqi së fundmi. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Hurriyet” e cila shton se listës së anëtarëve të organizatës së Fetullah Gulen i pasojnë kurdët e Partisë Popullore dhe anëtarë të Shtetit Islamik. Gazeta i referohet të dhënave të marra nga Ministria e Brendshme titullari I të cilës, Soylu ka deklaruar se vetëm në vitin 2017 në Turqi janë arrestuar për lidhje me Gulenin, 48 305 njerëz.

Kjo është një politikë që prek edhe Shqipërinë si një vend që ka lejuar investime në lëmë të arsimit, por jo vetëm nga njerëz që kanë lidhje me këtë organizatë. Nga një pikëpamje është e logjikshme të pranohet se FETO ka kryer aktivitetin e vet parësor, që është propagandimi ideologjik edhe në Shqipëri ndonëse për këtë autoritetet shqiptare nuk kanë shprehur ndonjëherë ndonjë shqetësim.

Shkrimet e shpeshta në gazetën radikale Yeni Akit që sillen edhe në shqip, flasin për ndikime të forta të Gulenit edhe në drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Është e pamundur të bësh një vlerësim të rolit dhe shtrijes së gulenistëve në vendin tonë, por një gjë është e qartë: krahas opozitës iraniane të MEK, muxhahedinëve që strehohen këtu prej vitesh, gulenistët janë grupimi i dytë që gjen strehë në Shqipëri si pasojë e ndjekjes politike në vendin e origjinës. Nëse për iranianët ka një politikë të qartë nga Tirana zyrtare, për gulenistët nuk dihet mirë se cili është qëndrimi zyrtar.

Ky është një realitet që përsërit deri diku mesjetën, në periudha të së cilës Arbëria konsiderohej edhe si vendstrehimi heretikësh. Një vend që ngjante se ishte larg të gjithëve.

Sot natyrisht ky përcaktim duhet ndryshuar: është një vend ku mund të hyjë kushdo. Një han pa porta dhe një vend ku parimet e politikës nuk aplikohen si të tilla. Ta zëmë, as Irani dhe as Turqia nuk kanë vepruar seriozisht ndaj Tiranës zyrtare për këtë qëndrim, duke vlerësuar ndoshta këtu se vendime të kësaj natyre nuk janë realisht pjesë e sovranitetit të Shqipërisë, që vihet thjesht në dispozicion të të tjerëve.

Comments

Submitted by Fakti (not verified) on

Krahasimi eshte i pavend ama sepse MEK eshte organizate politike ushtare, kurse ndjekesit e Gulenit merren me arsim. Nderkohe, shkrimet e gazetes radikale Yeni Akit i sjell ne shqipe Maliq Hasa me frekuenca.com, krahu zyrtar i medias turke ne Shqiperi. Frekuenca.com jane gazetaret e agjencise zyrtare te lajmeve turke Anatolia Agency. Kjo, ne sherbim te asaj qe keni shkruar me siper.
Respekte

Submitted by Fakti (not verified) on

Nuk barazohet nje organizate politiko-ushtarake si MEK me nje grupin socio-fetar si ndjekesit e Gulenit e nderuara redaksi prandaj edhe them qe gulenistet nuk jane pranuar dhe nuk kane pranuar te jene opozite e erodganit ne turqi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.