Salah Abdeslam: Heshtja nuk më bën kriminel
"Nuk juk kam frikë, Unë kam besim te Allahu", tha këtë të hënë para Gjykatës në Bruksel, Salah Abdeslam, i mbijetuari i vetëm i sulmeve terroriste të 13 nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 persona."Unë nuk dua t’i përgjigjem asnjë pyetje, por heshtja ime nuk më bën kriminel, është mbrojtja ime"-tha 28 vjeçari i akuzuar në fillim të gjyqit që nisi nën masa të forta sigurie në kryeqytetin belg.
"Tani ka prova prova shkencore, unë do të doja të mbështeteni në to dhe jo të veproni për të kënaqur opinionin publik"- vazhdoi Abdeslam, i rrethuar nga dy policë të maskuar në fytyrë. "Ajo që ne shohim është se muslimanët dënohen dhe trajtohen në mënyrën më të keqe"-shtoi francezi me origjinë marokene, i cili i kishte kërkuar autoriteteve të mos fotografohej në gjyq.
Procesi që po mbahet këtë javë në Bruksel është vetëm preludi i një gjykimi që do të mbahet më vonë në Paris për sulmet terroriste në të cilën ai mori pjesë, ku u vranë 130 njerëz. Salah Abdeslam 28 vjeçar, francezi me origjinë marokene, u rrit në lagjen në Molenmpek të Brukselit, ku radikalizua. Sipas hetuesve, ai dyshohet se është i përfshirë në të paktën tre sulme, atë të nëntorit 2015 në Paris, atë të 22 marsit 2016 në Bruksel me 32 të vdekur dhe sulmin e dështuar në trenin Amsterdam-Paris në gusht 2015.
Salah Abdeslam mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Paris, por nuk mund të gjykohet nga drejtësia franceze pa u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në Belgjikë, vendi ku ai u kap më 18 mars të vitit 2016.
Add new comment