Gibson dhe Caveziel, kësaj radhe me "Ringjallja" e Krishtit..."filmi më i madh në Histori"
Pasioni i Krishtit do të ketë një pjesë të dytë. Pas filmit të shumëdebatuar të vitit 2004, që u filmua në Itali, Mel Gibson si regjizor dhe Jim Caviezel në rolin e Jezusit. Titulli është i përshtatshëm për një seri të dytë: Ringjallja. Dhe siç mund të merret me mend huazon sërish një narrativë biblike nga Testamenti i Ri. Vetë aktori, ka folur për “Usa Today” duke zbuluar se filmi do të jetë diçka që do të bëjë bujë.
Ka gjëra që nuk mund t’i them dhe që do të shokojnë audiencën
citohet ai.
I inspiruar nga diskutimet me Gibson, Caveziel bën edhe një tjetër premtim të bujshëm:
Do të jetë filmi më i madh në histori
Referuar shifrave për filmin e parë “Pasioni i Krishtit”, që me 30 milionë dollarë buxhet arkëtoi 611 milionë dollarë në mbarë botën, duket se projekti mund të qëllojë sërish në shenjë. Dhe ai ndërtohet mbi epikën e madhe të Golgotës, 12 orëve të fundit të fundit të Krishtit, kryqëzimin e tij që është edhe simboli kryesor i qytetërimit të ri perëndimor pas Romës.
Aktualisht Caveziel ka realizuar një rol në një tjetër film me temë nga Bibla. Ai luan Shën Lukën në filmin “Pali, Apostulli i Krishtit”(trailer) që do të nisë shfaqjen më 28 mars. Gibson është truri i projektit dhe duket se po rrit pritmëritë me qenien e tij në krye të ekipit që do të realizojë filmin, nisur nga debatet që pasuan filmin e parë “Pasioni i Krishtit”, qoftë për dhunën direkte të detajuar mbi trupin e Krishtit, por edhe për një frymë anti-Semite që lidhet me traditën kristiane që fajëson hebrejtë për kryqëzimin e tij, ndërkohë që vetë Krishti e quante msionin e jetës së tij në Tokë.
“Duam të realizojmë diçka që është nga pikëpamja kinematografike sfiduese dhe ndriçuese që të hedhë një dritë të re, nëse është e mundur, pa krijuar diçka të çuditshme”, citohet Gibson.
Add new comment