“Populizmi dhe nacionalizmi kërcënojnë Ballkanin”
Pikëpamjen se "populizmi, nacionalizmi dhe irredentizmi” kërcënojnë Ballkanin shpreh në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Athinës, Komisioneri për Imigracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.
Komisioneri grek në intervistën e tij vë në dukje se "udhëheqësit e këtyre vendeve duhet të kuptojnë se është e nevojshme që të mendojnë dhe të veprojnë në frymën evropiane" dhe theksoi se "vendet si Greqia mund të luajë një rol kyç në ndërtimin e urave që do të sjellin Ballkanin Perëndimor më afër familjes evropiane.
“Krimi i organizuar, korrupsioni, dobësitë institucionale në luftën kundër e tyre dhe mungesa në dhënien e drejtësisë janë përparësi të Bashkimit Evropian. Por më tej, populizmi, nacionalizmi dhe papërgjegjshmëria kërcënojnë "ribalancimin" e Ballkanit. Është e rëndësishme të mos ktheheni në të kaluarën e errët. Unë nuk e fsheh shqetësimin, por ka edhe indikacione optimiste. Udhëheqja e këtyre vendeve duhet të kuptojë se është e nevojshme të mendojnë dhe të veprojnë me një frymë europiane”-thekson Avramopulos.
Së fundi, duke iu referuar mundësisë së reduktimit të fondeve për refugjatët pas tërheqjes së Britanisë nga BE-ja, Dimitris Avramopoulos pranon se "tërheqja e Britanisë krijon kushte të reja për buxhetin e BE-së" dhe thekson se "Komisioni Evropian është duke përgatitur një propozim ku zonat imigracionit, menaxhimi i kufijve dhe siguria janë ndër sfidat kryesore të buxhetit të ri evropian".
"Qëllimi im personal dhe i Komisionit Evropian është ruajtja dhe forcimi i zonës Shengen. Lëvizja e lirë e qytetarëve europianë pa kontrolle kufitare të brendshme është thelbi i Shengenit. Është arritja më e madhe e integrimit evropian, një liri themelore evropiane që qytetarët tanë nuk duan ta shohin të kufizuar. Kontrollet e kufirit të brendshëm kanë qenë të përkohshme dhe janë një përjashtim. Pasi një kolaps i mundshëm i zonës Shengen do të nënkuptojë edhe fundin e Evropës që njohim sot"-shtoi komisioneri europian.
Avramopoulos thekson kontributin e kancelares Angela Merkel për të adresuar krizën e refugjatëve, duke thënë se Gjermania ka treguar se çfarë mund të bëj një vend i bazuar në vlerat humanitare dhe demokratike, duket shpresuar në përfundimin e negociatave për qeverinë e koalicionit sa më shpejt që të jetë e mundur.
http://www.huffingtonpost.gr/entry/ethnikismos-aletrotismos-kai-laikismo...
Add new comment