Patriarku i Stambollit, letër Erdoganit: "Lutemi për suksesin e forcave turke në Afrin"

Postuar në 26 Janar, 2018 21:27

Para tri ditësh bëri njëfarë buje lajmi se besimtarët myslimanë në Kosovë po luteshin për suksesin e fushatës turke në Siri. Duket se nuk janë vetëm. Një lajm vjen nga Turqia që “zë disi në befasi”, teksa njoftohet se mbështetjen për operacionin antikurd “Dega e Ullirit”, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan e ka marrë së fundmi edhe nga Patriarku Orthodhoks i Stamboollit, Bartholomeu I.

Mediat raportojë për një letër të tij drejtuar Erdoganit, përmes së cilës shpreh mbështetjen për fushatën turke dhe uron fitoren.

Sipas traditës së kishës sonë ne lutemi gjithmonë për shtetin tonë, shëndetin e liderëve tanë dhe mirëqenien dhe lumturinë e njerëzve tanë. Ne nuk i kemi harruar ata qindra mijëra njerëz që janë zhvendosur për shkak të konflikteve në fqinjët tanë në jug, sidomos në Siri.

Është dëshira e komunitetit tonë që kombi ynë të zhvillohet shpejt në një mjedis të besueshëm që sjell fundin e kësaj sëmundjeje që është terrori që ka prekur të gjithë qytetarët tanë, por sidomos qytetarët kurdë që jetojnë në juglindje të Turqisë. Ne lutemi që Ju  dhe forcat e Armatosura të Turqisë do të kenë sukse dhe se operacioni “Dega e Ullirit” do të sjellë paqe në zonë siç edhe premton emri i tij

citohet letra.

http://www.hurriyetdailynews.com/istanbul-greek-orthodox-patriarch-lends-support-to-turkeys-operation-olive-branch-in-syrias-afrin-126375

Letra vjen disa ditë pasi në media u përfol acarimi mes Bartholomeut dhe Erdogan për shkak të lidhjeve të dyshuara të klerikut me Fetullah Gulen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.