Një nofull ndryshon historinë e Homo Sapiens
Një nofull e gjetur në një shpellë në Izrael konsiderohet nga fosilet më të vjetra të Homo Sapiens të gjetura përtej Afrikës, duke përforcuar dyshimet se speciet njerëzore kanë emigruar nga "kontinenti afrikan” bë një kohë shumë më të herët sesa mendojnë shkencëtarët.
Sipas studiuesve të cilët njoftuan zbulimin e tyre fosilet vlerësohen t’i përkasin një periudhe 177 000 deri në 194 000 vjet më parë. Kocka e ngurtësuar e nofullës së majtë i përket një të riu, por gjinia e tij mbetet e paqartë. Ajo u gjet në shpellën e Miserilla, në shpatin perëndimor të malit Karmel, rreth 12 kilometra në jug të Haifës.
Dhëmbët fluturues janë karakteristik për Homo Sapiens dhe jo e humanoidëve të tjerë të kësaj periudhe, si Neandertalët. Brenda shpellës së madhe ku u zbuluan eshtrat dhe vegla guri dikur kanë jetuar njerëz.
"Është një zbulim emocionues"
Homo Sapiens u shfaq së pari në Afrikë. Fosilet më të vjetra i përkasin një periudhe 300.000 vite më parë. Një nga pyetjet më të rëndësishme për shkencëtarët është se kur njerëzit kanë migruar për të jetuar në kontinente të tjera. Deri më tani, fosilet më të vjetra - me përjashtim të atyre në Afrikë janë gjetur në dy shpella të tjera në Izrael dhe ishin të moshës 90 000 deri 120 000 mijë vjet.
Zbulimi i ri mbështet teorinë se njerëzit kanë lënë Afrikën përmes rrugës së veriut, duke kaluar përmes Luginës së Nilit dhe brigjet e Mesdheut lindor dhe jo në "korridorin jugor", që të çon në Arabinë Saudite, nënkontinentin indian dhe Azia Lindore. "Ky është një zbulim emocionues që vërteton teoritë e tjera në lidhje me migrimin e hershëm përtej Afrikës" thanë antrolologët e Binghamton University në Neë York, të cilët e publikuan studimin e tyre në revistën Science.
Add new comment