"Nuk do ta shohim më". Mediat serbe raportojnë largimin e Yee nga DASH

Postuar në 25 Janar, 2018 13:40

Nuk do ta shohim më”. Kështu shkruan agjencia ruse “Sputnik” për Brian Hoyt Yee, zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili provokoi shumë reagime në muajt e fundit me deklaratat e tij në Beograd. Yee, i cili vitin e kaluar ndikoi në zgjidhjen e situatës në Maqedoni, në Shqipëri dhe kërkoi nga Serbia që punonjësve të qendrës humanitare ruse në Nish, të mos i jepet status diplomatik, duket se nuk është më pjesë e DASH. Kështu shkruan “Sputnik” dhe kështu referon edhe B92, një media që e quan veten liberale në Serbi.

Burimi për këtë është i dyshimtë, nisur nga spekullimet për Sputnik, ndërkohë që vëmendja e shtuar për zyratrin amerikan, sidomos pas lajmeve se ai do të ishte ambasador i SHBA në Greqi apo Maqedoni, dëshomojnë nervozizmin që ka provokuar.

Nga kërkimi në faqen e DASH për Yee në fakt nuk rezultojnë më të dhëna, diçka që në pamje të parë përligj lajmin e largimit të tij nga departamenti, fakt të cilin mediat serbe po synojnë ta inkuadrojnë drejt një diplomacie nul gjatë vitit të kaluar, meqenëse Yee nuk ka përfaqësuar realisht sipas tyre SHBA.

Pala serbe mendon se largimi i tij ka të bëjë me dëmin që solli diplomacia e tij ndërkohë që kjo logjikë gjen kuptim me faktin se së fundmi SHBA publikoi Strategjinë e Sigurisë, dokumenti i parë i kësaj natyre pas 10 vjetësh, e ku Serbia ka një vëmendje të shtuar.

https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2018&mm=01&dd=25&nav_id=1...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.