SHBA duhet të marrin rol drejtues për Ballkanin
Janusz Bugajski, analist i njohur i çështjeve të sigurisë në Ballkan, ka bërë thirrje që SHBA të marrë në dorë drejtimin strategjik në Ballkan. Në një shkrim për Europe’s Edge, cituar nga disa media, Bugajski sugjeron ndërhyrjen e SHBA për të shmangur polarizimin politik dhe atë etnik që mund të ndezë konflikte të armatosura.
“Ballkani po rikthehet në radarin e Amerikës teksa kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal dhe integrimit europian po rriten. Për të parandaluar një spirale të rrezikshme përshkallëzimi, Washington duhet të ndjekë një strategji më të vendosur për të ndihmuar në sigurimin që shtetet e rajonit të qëndrojnë brenda institucioneve perëndimore dhe të kufizohet subversion rus”, shkruan ai.
Sipas tij edhe vrasja e Oliver Ivanoviç është pjesë e një skenari të Moskës për të destabilizuar rajonin që bashkë me ngjarje si ato të Malit të Zi dhe Bosnjes, shkojnë në këtë drejtim.
“Washington mund të marrë një rol drejtues në zhbllokimin e progresit të Maqedonisë dhe Bosnjes në rrugën drejt NATO-s dhe duke I ofruar Serbisë dhe Kosovës hyrje të menjëhershme sapo të kenë vendosur marrëdhënie dypalëshe të plota dhe të kenë kryer reformat e nevojshme ushtarake”, shton ai.
Mesazhi i Bugajskit nënkupton se Europa ka dështuar dhe nuk ka realisht fuqinë për të imponuar autoritet të vërtetë në rajon.
https://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2018&mm=01&dd=24&nav_id=1...
Add new comment